Ernest Luma është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës. Vetë Luma e ka konfirmuar këtë me një reagim në profilin e tij zyrtar, derisa shkarkimin e lidh me një deklaratë të tij për partinë e themeluar nga Vjosa Osmani pas daljes nga LDK-ja, shkruan Gazeta Express.
“Luma: Lista Vjosa do të ishte një LDD e ditëve të sotme po të mos bashkohej me VV’në”, është citati për të cilin Luma pretendon se është shkarkuar.
“Kjo eshte arsyeja e shkarkimit tim.
Mosarsyet i tregoj ne ditet ne vijim.
Ne Korene e Kim Jon Un-it, per kete arsye.te kishin ekzekutu me top. Ketu, me shkarkim.
Kam pshtu lehte! ??
Perndryshe, jam mesu m’u çu e m’u rrëxu qe 100 vjet, me e pa arsye. Pa merak. Shihemi prape”, ka shkruar Luma.