Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë homologut të tij kinez, Xi Jinping se dëshiron që marrëdhëniet Turqi-Kinë të vazhdojnë të përmirësohen.
Ai ka thënë gjithashtu se nga hapat e ndërmarrë për të përmirësuar lidhjet, do të përfitonin të dyja vendet, shkruan Sky News.
Ata u takuan sot në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku u diskutua për luftën Rusi-Ukrainë dhe luftimet në Gaza.