Siç ishte njoftuar pritja e presidentit të Turqisë po bëhet nën masa të rrepta sigurie. Policia ka bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit. Në hyrje-daljet kryesore të Lezhës si dhe në hyrje të Laçit ka postoblloqe të shumta. Gjithashtu përgjatë autostradës Lezhë Milot janë të vendosura forcat Shqiponja. Edhe në lagjen ku pritet të vijë Erdogan, ka forca të shumta policie si ato të Shqipërisë dhe të Turqisë.
Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët