Turqia do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Izraelin nëpërmjet tregtisë dhe diplomacisë derisa administrata e kryeministrit Benjamin Netanyahu të ndalojë masakrat në Rripin e Gazës.
Kështu ka thënë sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur në një takim të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK) në Stamboll, Erdogan vuri theksin mbi ndodhitë në Gaza që nga 7 tetori 2023.
“Ne po i mbajmë kanalet tona të komunikimit të hapura në komunitetin tonë të biznesit në procesin e zbatimit të vendimit tonë për të pezulluar transaksionet tregtare për të detyruar Izraelin, i cili ka martirizuar 36.000 njerëz të pafajshëm në Gaza, të pushojë armët”, citohet të ketë thënë ai.
“Ankaraja do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Izraelin nëpërmjet tregtisë, (dhe) diplomacisë derisa administrata e Netanyahut t’u japë fund masakrave në Gaza”, theksoi ai.
Të premten, GJND-ja ripohoi urdhrat e saj të mëparshëm dhe tregoi masa të mëtejshme, duke përfshirë mbajtjen e hapur të kalimit kufitar Rafah dhe lejimin e hyrjes për hetuesit në enklavën e bllokuar.
Mbi 35.900 palestinezë janë vrarë në Gaza, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë, dhe rreth 80.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori pas një sulmi nga Hamasi.
Më shumë se shtatë muaj pas fillimit të luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë në rrënoja, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.