Shkruan: Perparim Beqiri
Pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, votuesit kishin vendosur që zgjedhjet të shkonin në raundin e dytë pasiqë asnjëri kandidat nuk ka arritur mbi 50% të votave.
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka arritur të dalë sërish në pozitën e parë si më i votuari me 49.52% të votave, në vendin e dytë vjen Kemal Kilicdaroglu nga partia e CHP-së me 44.88%.
Roli kyç i këtij raundi ishte kandidati Sinan Ogan i cili morri 5.17% të votave, që ishte surprizë në zgjedhjet e Turqisë.
Erdogan si duket është shumë më afër fitores së tij të radhës pasi ka pothuajse 5%(afër 3 milion vota) më shumë se opozitari Kemal Kilicdaroglu.
Një ndihmë e madhe nga Erdogan erdhi ditëve të fundit nga Sinan Ogan i cili u publikua për media se do të përkrah presidentin Erdogan gjatë raundit të dytë.
Gjasat që Erdogan të fitoj janë shtuar edhe pas “shpartallimit” të koalicionit opozitar, ku disa parti qe perkrahin Kilicdaroglun nuk do të shfaqin interesim të dalin në përkrahje të tij, pasiqe ky raund nuk luan rol për partitë e tyre.
Erdogan tani duket se e ka punën më të lehtë për të arritur fitoren e madhe të zgjedhjeve të 2023-tës.
Përkrahje për Kemal Kilicdaroglu ka ardhur nga partia ‘Zafer Partisi’ e cila në raundin e parë kandidat kishte Sinan Ogan, por kjo ndihmë si duket ka shqetësuar partitë tjera që kanë përkrahur Kilicdaroglun në raundin e parë pasi nuk duan që kryetari i partis ‘Zafer Partisi’ të hynë në pazaret e koalicionit opozitar.
Erdogani poashtu ka arritur të fitoj në qytetet ku ndodhi tërmeti shkatrrues në Turqi, ku opozita mbante shpresë që Erdogan do të pësoj debakël.
Menjëher pas rezultateve të zgjedhjeve Erdogan u deklarua në ballkonin e famshëm se do të pranoj çfardo rezultati sidoemos edhe në raundin e dytë, ai poashtu vizitoi të gjitha vendet e prekura nga tërmeti ku morri vota të shumta në ato zona dhe atakoj opoziten se po i fyejn qytetarët e prekur nga tërmeti se ata po e votojn sërish Erdoganin.
Kjo fitore për Recep Tayip Erdogan do të jetë e fundit në mandatin politik të tij, pasi nuk ka më drejt të kandidoj për president.
Eventualisht në një humbje për kreun e CHP-së gjasat e mëdha janë që ai të jep dorëheqje nga kreu i partisë.