GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Era nepotizëm? Kunata e mjekut Ibraj punësohet në Spitalin e Pejës, ku edhe ai punon

26/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Era nepotizëm? Kunata e mjekut Ibraj punësohet në Spitalin e Pejës, ku edhe ai punon
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë më parë Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka hapur konkurs për pranimin e dhjetë infermierëve, konkurs ky që ishte anuluar një herë. E në konkursin e rihapur, në mesin e dhjetë të punësuarve si infiermiere është edhe kunata e Besnik Ibraj, doktor që punon në spitalin e Pejës. Por, Spitali dhe vetë doktori Ibraj kanë mohuar mundësinë e ndikimit në konkurs. Çka ndodhi?

Në lidhje me konkursin e parë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës, i tha gazetës Nacionale, se konkursi ishte anuluar për shkak se janë vonuar me afatet ligjore.

“Si fillim është anuluar vetëm testi me shkrim për shkak të ankesave të shumta të kandidatëve që janë paraqitur për të të drejtën e tyre të qasjes për ta parë testin dhe si pasojë e kësaj jemi vonuar me afatet ligjore të cilat kanë quar në anulimin në tërësi të konkursit të lartcekur. Pra shkaqet janë tërësisht procedurale.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

E në konkursin e rihapur, njëra nga “fatlumet” ishte edhe Mirjeta Ibraja, kunata e doktorit Besnik Ibraj. Pra kunata e doktorit që ushtron veprimtarinë e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ishte në mesin e dhjetë kandidatëve të pranuar.

Gazeta Nacionale i është drejtuar përsëri Spitalit të Pejës për të pyetur nëse doktori në fjalë ka ndikuar në përzgjedhjen e zonjës Mirjetë.

Të njëjtit kanë mohuar këtë gjë, duke thënë se konkursi në fjalë ka përfunduar pa asnjë ankesë nga asnjë kandidat, dhe sipas tyre kjo është tregues i qartë i një procesi të mirë përzgjedhës.

“Konkursi për Infermier është përmbyll duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe në këtë proces të përzgjedhjes nuk ka pasur asnjë ankesë nga asnjë kandidat/e, që besojmë është tregues i qartë i një procesi të mirë përzgjedhës në pozitat e konkursit për Infermierë/e.” – thuhet në përgjigjen e spitalit.

Rreth kësaj Gazeta Nacionale i është drejtuar personalisht edhe doktorit Besnik Ibraj për të marrë një përgjigje nga ai. Mirëpo i njëjti ka përmendur përgjigjet e spitalit, duke mos dashur të jep një sqarim për punësimin e kunatës së tij.

“Besoj zyra e informacionit pran spitalit të përgjithshëm në Pejë tashme ju ka dhënë informacionet, bashkë me komisionin përzgjedhës.” – thuhet në përgjigjen e tij.

Mirëpo ajo çfarë e tradhtoi zotëri Ibrajnë janë postimet në rrjetin social në Facebook.

Fesnik Ibraj, burri i Mirejtës dhe njëkohësisht vëllai i Besnikut më 8 shtator 2021 kishte postuar disa fotografi nga diplomimi i zonjës Mirejta.

“Urime diplomimi zemer faleminderit Dr Besnik Ibraj qe ke inicjator qe Ibraj Mirejta te jete infermjere ne te ardhmen” – ka shkruar ai në duke postuar fotografi nga ceremonia e diplomimit.

Mirejta e cila kishe diplomuar në një kolegj privat, kishte marrë një koment tejet interesant nga kunati i saj.

Besniku i kishte uruar diplomimin Mirejtes, duke i shprehur edhe punësim të shpejt.

“Urime diplomimi kunate, paq shëndet e jete të gjatë, edhe punësim se shpejti kysmet.” – ka shkruar ai në koment.

Ky postim është fshirë nga Fisniku pasi që Mirjeta është pranuar në këtë detyrë.

 

Tags: NEPOTIZEMSpitali i Pejes
ShareTweetShare
Previous Post

“Riparimet në KEK janë bërë sa për sy e faqe” – Sindikalisti Gashi kritikon VV-në

Next Post

Deliu-Kodra: Kur cenohen njerëzit e Kurtit, VV-ja nxjerrë “artilerinë”e saj edhe në Shqipëri

Next Post
Deliu-Kodra: Kur cenohen njerëzit e Kurtit, VV-ja nxjerrë “artilerinë”e saj edhe në Shqipëri

Deliu-Kodra: Kur cenohen njerëzit e Kurtit, VV-ja nxjerrë “artilerinë”e saj edhe në Shqipëri

Lajmet e fundit

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.