Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka publikuar sonte këngën e re.
“Më ndikon” mban titullin kënga e re, e cila mes rreshtave flet për një zhgënjim në dashuri.
Në një pjesë të këngës, Beatrix këndon rreshtin “Epshi, lakmia për famë të verboi”, i cili duket tamam një dedikim thumbues.
Nuk dihet nëse është një dedikim ndaj lidhjes së saj të shkurtër me Donaldin, lidhje e cila u vu në qendër të vëmendjes dhe kritikave për shkak të historisë së kompleksuar.