GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

EPIK shpjegon shtatë hapat në vazhdim nga Kosova për të marrë statusin e vendit kandidat, Bosnjës iu deshën 7 vjet

15/12/2022
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
EPIK shpjegon shtatë hapat në vazhdim nga Kosova për të marrë statusin e vendit kandidat, Bosnjës iu deshën 7 vjet
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Kosovës për Politikat Europiane (EPIK) ka shpjeguar procedurën, kriteret dhe hapat që duhet përmbushur Kosova për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, duke dhënë një parashikim se sa do t’i duhet Kosovës për konsumimin e këtyre hapave, ka thënë se “në skenarin pesimist Bosnjës i janë dashur shtatë vite, ndërsa në skenarin optimist Serbisë, Malit Zi dhe Maqedonisë së Veriut nga dy vite”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE në Prishtinë, duke e cilësuar si “hap historik” për Kosovën.

Sipas institutit EPIK, hapi i parë është përmbushur me dorëzimin e kërkesë për anëtarësim në BE pranë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, që në këtë rast është ajo e Çekisë.

Hapi tjetër është kur Këshilli për Çështje të Përgjithshme kërkon nga Komisioni Evropian opinon mbi meritat e kërkesës.

Më pastaj, Komisioni Evropian i dërgon Kosovës pyetësorin me mbi 2,000 pyetje për çdo fushë të legjislacionit të BE-së.

Kosova përgatit përgjigjet në pyetësorin dhe i dorëzon në Komisionin Evropian.

Komisioni përgatit raportin e tij (Avis) bazuar në përgjigjet e institucioneve dhe kontributet e tjera.

Komisioni dorëzon raportin e tij pranë Këshillit, me vlerësimin e tij nëse Kosova ka përmbushur kriteret për të fituar statusin e vendit kandidat.

Në rast të mendimit pozitiv Këshilli I BE-së dhe më pastaj Këshilli Evropian vendos me unanimitet që t’i jap Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Lidhur me afatet e anëtarësimit ka folur edhe kryeministri Kurti, pas dorëzimit të kërkesës zyrtare.

“Ne e dimë që janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme që nga Finlanda e Suedia që u janë dashur 3 vjet deri te Malta e Qipro që janë dashur 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh është reale për Kosovën që të paguaj këtë mesatare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se Bashkimi Evropian është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë.

Raporti i plotë i Institutit EPIK: “Kosova–BE 2.0: Hapat e ardhshëm në procesin integrues të Kosovës”

Tags: Ekip
ShareTweetShare
Previous Post

Maroku paraqet ankesë në FIFA për gjyqtarët në ndeshjen Francë-Maroko

Next Post

Prostitucioni po ‘lulëzon’ në Prizren, bien në pranga të Policisë edhe gjashtë persona

Next Post
Sulmohet Policia në Prishtinë, arrestohen vëllezërit Majaci që i kërcënuan dhe grushtuan policët

Prostitucioni po ‘lulëzon’ në Prizren, bien në pranga të Policisë edhe gjashtë persona

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.