Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se një arsim cilësor është i lidhur ngushtësisht me vlerësimin, motivimin dhe pagat e mësimdhënësve. Në këtë kontekst, ai kritikoi ashpër qeverinë Kurti për keqmenaxhim, duke thënë se ka shkelur dinjitetin e tyre në të gjitha nivelet e arsimit.
Hoxhaj u zotua se PDK ka si prioritet rritjen e pagave për mësimdhënësit deri në 50%, duke synuar një zhvillim profesional të tyre dhe vlerësim të performancës në karrierë.
“Një arsim cilësor varet nga ajo se sa është i vlerësuar, motivuar dhe paguar mësimdhënësi në Kosovë. Si askush deri më tani, qeveria Kurti ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. PDK do të rris pagat për të gjithë në arsim deri në 50%. Për të pasur një arsim cilësor, ne do të kemi prioritet zhvillimin profesional të mësimdhënësve, duke avancuar ata në karrierë dhe duke vlerësuar performancën e tyre.” – tha Hoxhaj.