Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka publikuar një fotografi ku shihet duke i ushqyer disa këlyshë në Mitrovicë.
Ai ka kërkuar nga banorët që të pëkujdesen për ta.
“Buzë liqenit artificial, afër stadiumit të vogël, ndodhen tri këlyshë të vegjël. Sapo i ushqeva. Siç duket, nuk kanë nënën e tyre. Lutemi që kushdo që ka mundësi dhe kalon andej, ose ndonjë nga banorët aty pranë, të përkujdeset për ta. Kishin nevojë për ujë dhe kam frikë se mund të bien në liqen në përpjekje për të pirë. Veçanërisht nëse ka mundësi për t’i strehuar, apo për të lajmëruar ndonjë organizatë për mbrojtjen e kafshëve, do të ishte shumë e domosdoshme. Edhe një përkujdesje e vogël nga dikush aty afër do të bënte ndryshim.”