“Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Evropian. Unë jam duke pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, ka thënë Daku
Mirlind Daku ka shënuar golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Rubin Kazanin në Rusi, por edhe për kundër formës ë lartë ai ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Daku të dielën shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin që humbi me rezultat 3-1 nga Spartak Moska, në ndeshjen që i takoi xhiros së 29-të të kampionatit rus.