Tarifat e shtrenjta të rrymës u pezulluan, por vetëm deri kur Gjykata Themelore në Prishtinë ta marrë vendimin përfundimtar për to. E ky proces nuk dihet sa mund të zgjasë. Themelorja nuk i ka kthyer përgjigje Klanit nëse i ka vënë vetes afat.
Përvojat tregojnë se mund të kalojë një kohë, por, sipas Gzim Shalës nga IKD, kjo nuk ndikon në faturim të energjisë, pasi në fuqi është vendimi për pezullim të tarifave të shtrenjta.
Kurse Pal Lekaj nga AAK po kërkon nga Rregullatori i Energjisë dhe qeveria të veprojnë sa më parë, që qytetarët të mos faturohen me çmimet e larta.
Kjo është edhe një nga temat që do ta trajtojë komisioni hetimor parlamentar, por sipas Shalës, nuk ndërhyn te gjykata.
ZRRE tashmë e ka shtyrë vendimin e vetë për tarifat e larta, por ka treguar se ka pranuar ankesa nga palët tjera për paqartësi rreth implementimit të tij. /Gazeta Papirus/