Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, njofton për emërimin e drejtorëve të rinj në komunën që ai udhëheq.Pjesa më e madhe e ekipit është kompletuar, ndërsa Hyseni thotë se janë në fazën përfundimtare që të vendosin emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.Njoftimi i plotë:Të dashur qytetarë të Gjilanit,Bazuar në marrëveshjen e parimeve, sot, është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunal. Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit.
Ekipi me të cilin do të punoj në katër vitet e ardhshme është ky:Nënkryetare: Leonora Morina BunjakuDrejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina HasaniDrejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim ZeqiriDrejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad RashitiDrejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete SylejmaniDrejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor MihovciDrejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah OsmaniDrejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram IsufiDrejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali ArifiDrejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver ShabaniNdërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim!