Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave për kandidatët për deputetë me 90.41 për qind të vendvotimeve të numëruara.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve me 40.96% të votave, meqë rast në Kuvendin e Kosovës ka arritur të sigurojë 47 ulëse.
Listës së Vetëvendosjes i prin lideri i saj, kryeministri Albin Kurti me 259,532 vota, ndërsa pas tij renditet Glauk Konjufca.
Kryetari i Kuvendit ka arritur të mbledh 199,136 vota, ndërsa në tre kandidatët më të votuar është edhe ministri Faton Peci.
I pari i dikasterit të bujqësisë ka arritur të marrë 96,849 vota, duke lënë pas emrat si, Hekuran Muratin, Albulena Haxhiun e Xhelal Sveçlën.
Në 10 kandidatët më të votuar nga Lista Vetëvendosje janë edhe Donika Gërvalla-Schwarz me 79,691 vota, Avni Dehari me 68,735 vota, e Mimoza Kusari-Lila me 61,945 vota.
I 10-ti në listën e VV-së është Arben Vitia me 48,760 vota.
Një numër të madh të votave kanë arritur të mbledhin edhe Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Saranda Bogujevci e Edona Llaloshi.
Pas tyre me radhë ulëse në Kuvendin e Kosovës kanë siguruar edhe: Mefail Bajqinovci, Hajrulla Çeku, Jeta Statovci, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli-Berisha, Adelina Grainca, Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Haxhi Avdyli, Nezir Kraki, Arbër Rexhaj, Valon Hoti, Liza Gashi, Valon Ramadani, Dimal Basha, Halil Thaçi, Fjolla Ujkani, Arbërie Nagavci, Labinotë Demi Murtezi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Bajram Mavriqi, Fitore Pacolli Dalipi, Salih Zyba, Adriana Matoshi, Fitim Haziri, Driton Hyseni, Arijeta Rexhepi, Bylbyl Sokoli, Drita Pajaziti, Ilir Kërçeli, Artan Abrashi, Agon Dobruna.