Aktorja e njohur e Hollivudit, Emma Stone, ishte e pranishme në Festivalin e Filmit në Kanë, ku parakaloi në tapetin e kuq së bashku me kolegët e saj Austin Butler dhe Pedro Pascal. Por një moment i papritur u bë qendra e vëmendjes – një bletë ndërpreu gjithçka.
Insekti fluturues filloi të sillet vazhdimisht rreth Emmës, e cila përpiqej të largohej me një shprehje të frikësuar në fytyrë. Ajo tentoi ta largonte me dorë, por pa sukses, derisa Austin Butler ndërhyri dhe i fryu bletës për ta trembur. Megjithatë, bleta nuk u dorëzua dhe vazhdoi ta ndjekë aktoren.
Në ndihmë të saj erdhi Pedro Pascal, i cili e largoi bletën me një lëvizje të dorës. Gjatë gjithë kohës, Emma u fsheh pas Pedro-s dhe e mbante për krahë, derisa situata u qetësua. Pasi bleta u zhduk, të tre aktorët qeshën me situatën komike dhe më pas vazhduan të pozonin për fotografët.
Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta. “Ah, sikur të isha Emma Stone që mbrohem nga Austin Butler dhe Pedro Pascal”, “As bletët nuk i rezistojnë Emma Stone”, “Emma Stone kundër bletës në Kanë? Ky është momenti për të cilin do të ‘buzet’ gjatë”, dhe “Bletët shpesh zbresin mbi lulet më të bukura”, ishin disa nga komentet që qarkulluan online.
Ndërkohë, edicioni i sivjetmë i Festivalit të Kanës solli edhe dy rregulla të reja të kodit të veshjes: ndalimin e fustaneve shumë voluminoze ose me bisht të gjatë, si dhe ndalimin e paraqitjes me fustane shumë transparente apo “të zhveshura”, në përpjekje për të ruajtur më shumë decencë në paraqitje.

Pavarësisht rregullave të reja, disa yje zgjodhën t’i injorojnë ato. Aktorja franceze Pom Klementieff u shfaq pa reçipeta, me një fustan të gjatë gjysmë-transparent dhe me dekolte të thellë.