Dy të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nga Gjermania dhe Anzhej Frangesh nga Sllovenia, gjatë ditës së djeshme, në një vizitë të paparalajmëruar, takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Në këto takime është diskutuar për situatën e fundit politike në lidhje me dorëheqjet e komunitetit serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, vendime këto të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.
E sot, dyshja evropiane ka takuar edhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e saj Igor Simiq, në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të kësaj partie, në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ajo e Sllovenisë, Minca Benedejçiç.