Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka lëshuar një këngë në telefonin e saj gjatë seancës së sotme, që është e shkruar për persona të pagjetur
Eliza Hoxha në seancën e sotme është paraqitur shumë e shqetësuar për çështjen e të pagjeturve, pasi Kurti nënshkroi Deklaratën me Vucicn në Bruksel.
Ajo tha se Kurti e ka vendosur një term për personat e zhdukur në këtë deklaratë, që nuk ekziston askund.
Hoxha ka lëshuar një këngë në foltoren e Kuvendit, që ka të bëjë me personat e pagjetur.
Deputetja e PDK’së tha se Kurti duhet të kërkojë falje tek komiteti i Kosovës dhe familjarët e personave të të pagjetur.