Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshjet e javës së 12-të, ku do të përballen Vëllaznimi-Bora dhe Bashkimi-Golden Eagle Ylli, me fillim nga ora 17:00.
Kuqezinjtë kanë katër fitore e shtatë humbje, derisa prishtinasit dy fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante në Gjakovë.
Java e 12-të do të përmbyllet me takimin po ashtu mjaft interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, e cila zhvillohet nga ora 19:00.
Therandasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore e tri humbje, prandaj do të jetë një luftë deri në fund për fitore.