Bedri Elezi ekspert i çështjes së Sigurisë, ka komentuar mos-reagimin e KFOR-it për t’i mbrojtur gazetarët që po raportojn në veri të vendit.
Elezi ka theksuar se mos-reagimi i KFOR-it mund të konsiderohet si kontribues i eskalimit të situatës edhe më shumë, shkruan Gazeta Papirus.
Ai poashtu ka shkruar se faktori ndërkombëtar me një anë ka larguar policin e Kosovës kinse prezenca e tyre po shkakton tensione, ndërsa në anën tjetër nuk ofron siguri për qytetarët dhe gazetarët në veri.
Postimi i plotë:
Mos reagimi i KFOR-it, për të mbrojtur gazetarët nga grupët kriminale në veriun e Mitrovicës, mund të konsiderohet si kontribues i eskalimit të situatës së sigurisë e jo deeskalimit siq është duke nga faktori ndërkombëtarë.
Personat dhe grupet kriminale janë duke u frymzuar për aktivitete të dhunëshme nga mos reagimi i KFOR-it, si dhe mos prezenca e zyrtarëve policor të republikës së Kosovës.
Faktori ndërkombëtarë ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës nga komunat në veriun e Mitrovicës, me arsyen se prezenca e tyre është duke nxitur protesat e sërbeve, dhe një anën tjetër nuk reagon për të ofruar siguri për qytetarët apo gazetarët. Nga mos prezenca e zyrtarëve policor dhe mos reagimi i KFOR-it, grupet kriminale janë duke kryer vepra të rënda penale, dhe pikërisht mos lejimi i zyrtarëve policor për të vepruar në atë zonë i ka motivuar këta grupe kriminale për të vepruar.
Qeveria e SHBA-ve, përmes përfaqësuesve të saj në Beograd, si dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun, duket të vedos para përgjegjësisë Beogradin zyrtarë për organizimin e këtyre aktëve tëjet të dhunëshme ndaj mediave.