Ish-prokurori, Elez Blakaj ka folur për herë të parë për favorizimin që dikur ia bënte VV për kryeprokuror të shtetit, nën parullën “shkon Lumezi, vjen Elezi”.
Ai është pyetur nga një komentues se a ndihet i anashkaluar në pushteti aktual, i cili sipas këtij komentuesi ka marrë votën e qytetarëve duke e viktimizuar Blakajn,
E Blakaj është përgjigjur se fakti që një person pëlqehet dhe përkrahet nga një parti politike, prodhon vetëm instrument e aspak kryeprokuror të shtetit.
“Kur kandidati perkrahet dhe perzgjedhet per shkak se pelqehet nga nje parti politike, prodhon vetem instrument e aspak “Kryeprokuror te Shtetit”! Ky standard eshte i papranueshem dhe ne kundershtim me rregullat elementare te ndarjes se pushteteve, model te cilin qytetari yne e ka perjetuar”, ka thënë Blakaj në përgjigjen e tij.
Blakaj ka thënë se e udhës do të ishte që të gjitha partitë të reagonin për rastin e tij.
“I anashkaluar eshte ai i cili pranon te anashkalohet, une nuk e pranoj nje gje te tille! Do te ishte e dinjitetshme qe te gjitha partit politike te reagonin me nje ze ne lidhje me rastin tim, por zgjidhja mbetet e tyre dhe nuk ia vlen ta komentoj”, ka shkruar tutje Blakaj.
“Asnjehere, nuk me kane bere pershtypje ngjyrimet politike, por, cdo here, ne cdo kohe, secili nga ne duhet te jete I gatshem ta perkrah dhe ndihmoj nje projekt/program, nese ka per qellim reformimin dhe permirsimin e drejtesise”, ka thënë në fund Blakaj.
Ndryshe, sot nis procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se kryeprokurori i ri duhet të ketë vlera të larta morale dhe profesionale.