GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Elezaj reagon pas protestës: Nuk kishim mundësi ligjore ta refuzojmë lejen ndërtimore për kompaninë

14/05/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Elezaj reagon pas protestës: Nuk kishim mundësi ligjore ta refuzojmë lejen ndërtimore për kompaninë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj ka dalë me një reagim pas protestës që qytetarët organizuan sot lidhur me ndërtimin e fabrikës së çimentos.

Elezaj ka thënë se qytetarët janë dezinformuar për këtë çështje, duke theksuar se komuna është vendosur para një akti të kryer nga institucionet përgjegjëse të Kosovës dhe nuk ka pasur mundësi ligjore të refuzojë pajisjen me leje ndërtimore për kompaninë në fjalë.

“Fillimisht dua të theksoj se, duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, ne, si organ përgjegjës me ligj, kemi lëshuar një dokument që vërteton se institucionet lokale nuk kanë ndonjë interes për investime në pronën në fjalë. Dua të sqaroj para jush se lejes ndërtimore i kanë paraprirë një varg dokumentesh të lëshuara nga pushteti qendror. Fillimisht, dëgjimi publik si procedurë e parë është organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për çka komuna nuk ka qenë përgjegjëse për organizimin e dëgjimit publik”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

Tutje, ai ka theksuar se Ministria e Bujqësisë e ka bërë ndërrimin e tokës bujqësore në tokë minerare, teksa kuvendi i komunës ka marrë një vendim për anulimin e të gjitha pëlqimeve.

“Ministria e Bujqësisë e ka bërë ndërrimin e destinimit nga tokë bujqësore në tokë minerare, pastaj Ministria e Ambientit ka bërë lëshimin e pëlqimeve kundër ndotjeve të ajrit, e KPMM ka bërë lëshimin e licencave për hulumtim dhe shfrytëzim.Pastaj, kuvendi i komunës në mënyrë unanime ka marrë një vendim për anulimin e të gjitha pëlqimeve. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që me ligj bënë mbikëqyrjen e vendimeve të institucioneve lokale, dy herë i ka vlerësuar antiligjore vendimet e kuvendit të komunës për anulimin e pëlqimeve, që si rrjedhojë vendimet e kuvendit janë pa ndonjë efekt juridik. MAPL edhe ka bërë padi në gjykatën kompetente kundër vendimit të kuvendit komunal”, ka shkruar Elezaj.

Ai ka shtuar se nuk kanë pasur mundësi ligjore ta refuzojnë lejen ndërtimore për kompaninë.

“Të gjitha këto vendime të institucioneve qendrore ne si pushtet lokal na kanë sjellur para një akti të kryer, sepse kompania në fjalë në momentin e aplikimit për leje ndërtimore i ka plotësuar të gjitha kërkesat të kërkuara sipas ligjit në fuqi. Rrjedhimisht ne nuk kemi pasur mundësi ligjore ta refuzojmë lejen ndërtimore për kompaninë. Lidhur me këtë çështje kam qenë vazhdimisht i hapur që të takoj qytetarë, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre e po ashtu kemi qenë shumë transparentë edhe me mediat”, ka shkruar Elezaj.

Elezaj ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të kërkojë një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar situatën e krijuar.

Qytetarët e Dollcit të Klinës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin e tyre, pasi ata konsiderojnë se ndërtimi i kësaj fabrike do të shkaktonte ndotje të madhe të rajonit të Dukagjinit.

Në këtë protestë morën pjesë afro 2000 banorë. /Gazeta Papirus/

ShareTweetShare
Previous Post

Për tre muaj mbi 200 ankesa për mashtrime nga marketet

Next Post

DOKUMENT| Zyra e Kryeministrit shpenzoi mbi 21 mijë euro për telefoninë fikse dhe mobile

Next Post

DOKUMENT| Zyra e Kryeministrit shpenzoi mbi 21 mijë euro për telefoninë fikse dhe mobile

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.