GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Elbert Krasniqi reagon ashpër ndaj PDK-së: Kur zgjidhen kryetarët, biejnë poshtë uniformat partiake

22/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:2 mins read
Elbert Krasniqi reagon ashpër ndaj PDK-së: Kur zgjidhen kryetarët, biejnë poshtë uniformat partiake
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë deklarimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët ditën e diel deklaruan se ky dikaster po ushtron presion dhe nënçmim ndaj dy kryetarëve të zgjedhur në Zubin Potok dhe Zveçan, për marrjen e detyrës.

Ministri Krasniqi në një deklaratë ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e zgjedhur dhe se nuk kanë asnjë problem nga ana e Ministrisë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e zgjedhur. Në momentin që zgjidhen kryetarët aty biejnë poshtë këto uniformat partiake, edhe fillojnë me u trajtu në vija institucionale. Me katër kryetarët jemi taku vazhdimisht edhe jemi duke e koordinuar gjithë procesin”, është shprehur ai.

Krasniqi shtoi tutje se, janë në pritje të ftesës për mbajtjen e seancës dhe se do të vazhdojmë me përgjegjësit e tyre si Ministri e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Krasniqi ritheksoi se nuk kanë asnjë problem si Ministri me Partinë Demokratike të Kosovës, por nëse dikush dëshiron të politizojë çdo segment, atëherë ai nuk ka çfarë të diskutojë.

“Ne jemi në koordinim me kryetarët dhe jo me partitë, janë disa procese që munden të bëhen publike dhe disa deri të koordinohen, por çdo gjë është brenda afateve ligjore. Prej pikëpamjeve të mia jo nuk ka probleme, nëse dikush dëshiron me politizu secilën segment nuk kam çfarë diskutoj më shumë”.

Vlen të përmendet se ditën e diel, sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, akuzoi Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për presion ndaj kandidatëve.

Gjoshi kishte deklaruar se komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, sipas tij, ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

“Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Këto veprime të këtyre zyrtarëve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna”, ka thënë ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka marrë tashmë detyrën, ndërkaq për tre kryetarët tjerë ende nuk është bërë caktimi i seancës.

Tags: Elbert Krasniqii ashperministri i administrimit dhe pushtetit lokalpdkReagim
ShareTweetShare
Previous Post

Prizren: Burri narkoman ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, ajo detyrohet të kërkojë ndihmën e Policisë

Next Post

Gjenden tri mjete shpërthyese brenda kamionit në Shtime, reagon FSK-ja

Next Post
Bastisje në KEK nga Krimet Ekonomike, priten edhe arrestime

Gjenden tri mjete shpërthyese brenda kamionit në Shtime, reagon FSK-ja

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.