GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ekzaminimi psikiatrik: Dardan Krivaqa nuk ka probleme apo çrregullim mendor, por çrregullim të personalitetit

12/05/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ekzaminimi psikiatrik: Dardan Krivaqa nuk ka probleme apo çrregullim mendor, por çrregullim të personalitetit
Share on FacebookShare on Twitter

Dardan Krivaqa, i cili dyshohet që në mënyrë çnjerëzore ia ka marrë jetën, Marigona Osmanit, nuk ka probleme apo çrregullime mendore.

Kështu konstatohet në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës në të cilën po ashtu thuhet se ai është përdorues i substancave narkotike, por që kjo nuk ka ndikuar që ai të ketë prapambetje mendore.

“Te i ekzaminuari Dardan Krivaqa nuk është konstatuar ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore e karakterit psikotik. Nuk është konstatuar prapambetje mendore. Sipas te dhënave poseduese, i njëjti është përdorues i substancave psikoaktive”, thuhet në dokument.

Te Krivaqa, është konstatuar se ka çrregullim të personalitetit antisocial dhe se sipas ekzaminimit, ai është manipulues dhe i pëlqejnë sjelljet agresive.

“Te i ekzaminuari është konstatuar dg/Çrregullim i personalitetit antisocial, i cili sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve kodohet me shifren F-60.2 ( ICD-10). Personat e tillë karakterizohen me sfera të shthurura të funksionimit jetësor me rrahje, kërcënime, gnjeshtra, ikje nga shtëpia, probleme në raportet ndër njerëzore, me familjen, me rrethin, probleme në punë, abuzim me substanca, aktivitete ilegale të cilat kanë filluar që në fëmijëri. Janë manipulues dhe u pēlqejnë aktivitetet të cilat lehtë sjellin të holla dhe famë. Nuk pendohen për veprimet e tyre dhe çdo herë ja u hedhin fajin të tjerëve për veprimet e tyre. Mungesë keqardhjeje për secilin prej sjelljeve të mësipërme. Ndonëse mund të jenë edhe arrogantë, por janë gjithmonë të aftë të duken tërheqes, në situata të caktuara”, thuhet tutje në dokument.

Po ashtu, në dokument thuhet se “Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, aftësia e tij mendore që të kuptoj rëndësinë e veprës si dhe aftësia e kontrollit të veprimeve të tij ka qenë e ruajtur. Kjo është e bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën e ngjarjes para, gjatë dhe pas veprës”.

I dyshuari sipas ekzaminimit, “Mund të marrë pjese në seancë gjyqësore. Është i aftë për ta mbrojtur veten, që të konsultohet me persona të tjerë duke përfshirë mbrojtësin si dhe ka aftësinë për të kuptuar akuzën dhe përballuar gjykimin”.

Tags: dardan krivaqaekzaminimi psikiatrikkrimMarigona Osmanivepër penale
ShareTweetShare
Previous Post

Haxhi Avdyli porosi ish-bashkëpartiakëve të tij: Krenar për asociacionin mund të ndjehen Vuçiqat e Daçiqat

Next Post

Kurti bashkë me Power shpall ankandin për parkun me energji solare: SHBA, aleat i fuqishëm

Next Post
Kurti: Koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Kurti bashkë me Power shpall ankandin për parkun me energji solare: SHBA, aleat i fuqishëm

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.