Kosovari i dënuar për një rast të tentim vrasjes në Viti është ekstraduar nga Franca, përmes Aeroportit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme.
I riu A.R., ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me mbi 2 vjet burgim për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje”.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësite të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroporti ndërkombëtar të Shkupit me date 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të personit A.R. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovare).
“Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’. Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit” – thuhet në njoftim.