Kosova duhet të vazhdojë punën për forcimin e lirisë së medias, tha të enjten ekspertja e pavarur e OKB-së për të drejtat e njeriut, Irene Khan.
Ndërsa përshëndeti “peizazhin pluralist mediatik” në Kosovë, ajo inkurajoi autoritetet që të vazhdojnë të forcojnë lirinë e medias.
“I bëj thirrje autoriteteve që të zbatojnë plotësisht ligjin për gjuhët dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë mbështetje adekuate për mediat e pavarura në gjuhën serbe”, tha ajo pas një vizite që i bëri Kosovës ditë më parë.
Ajo shtoi se Kosova duhet të përfundojë hetimet për vrasjet e kaluara dhe zhdukjet me forcë të gazetarëve dhe të sigurojnë drejtësi.
Rreth raportuesve të OKB-së
Raportuesit e posaçëm caktohen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të monitoruar dhe raportuar mbi situata specifike të vendit ose çështje tematike.
Këta ekspertë punojnë në baza vullnetare dhe shërbejnë në kapacitetin e tyre individual.
Ata nuk janë staf i OKB-së dhe nuk marrin pagesë për punën e tyre.