Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, thotë se është tejet shqetësuese se edhe pas 24 orësh nga krimi në Gllogjan të Deçanit nuk është arrestuar ende asnjë person.
Ai thotë se më e pakta që duhet të ndodh në këto momente, është të ketë dorëheqje apo shkarkime, sepse shteti po sfidohet nga vetëm ‘një kriminel’.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Rasti i Gllogjanit, nxjerr në pah kapacitetet e institucioneve të sigurisë në republikën e Kosovës.
Më e pakta që duhet të ndodh në këto momnete, duhet të kemi dorëheqje apo shkarkime, sepse shteti po sfidohet nga vetëm “një kriminel”.
Është shumë shqetsues fakti se edhe pas 24 orëve nuk kemi të arrestuar për tragjedinë në Gllogjan. Edhe më shqetësues këtë rast e bëjnë dekleratat jo profesionale të përfaqësuesëve nga institucionet e sigurisë si dhe atyre nga qeveria e Kosovës.
Referuar dekleratës së parë zyrtare të policisë së Kosovës, në këtë rast ka marrë pjesë vetëm një sulmues, poashtu është bërë edhe klasifikimi i vëprës, madje duke siguruar qytetarët se ky akt nuk është akt terorist, më von prokuroria e shtetit ka thënë se kemi intervistuar disa persona si deshmitarë, por të njetit mund të ricilsohen. Ndërsa kemi pasur deklarime edhe të drejtorit të policisë së Kosovës duke thënë se kemi disa pista të hetimëve. Poashtu edhe ministri i punëve të mbrendëshme u deklarua duke ju treguar qytetarëve si cilat janë veprimet ligjore në rast se e mbështsinë “sulmuesin”.