Eksperti i energjetikës, Vezir Rexhepi duke folur shtrenjtimin e energjisë elektrike që pritet të ndodhë nga 1 prilli, tha se kjo rritje do ta atakon konsumatorin e sidomos ata që janë në skema sociale.
Rexhepi në emisionin “Info Nata”, tha se kjo rritje e çmimit është ndjerë edhe në vendin tonë duke pasur parasyshë rritjet edhe në rajon dhe më gjerë.
“Konsumatori atakohet në çmimin e tillë të rritjes elektrike, pra të rritjes së energjisë elektrike dhe tjetra është qëndurueshmëria e operatorit të furnizimit KESCO. Pra qëndrueshmëria ekonomike e saj që siç dihet trendet e rritjes së energjisë elektrike kanë përfshirë tërë rajonin edhe më gjerë, pra edhe në Evropë kështu që edhe kjo rritje është ndjerë edhe në vendin tonë”, tha ai.
Teksa sipas tij, konsumatori do të duhej të jetë në qendër të vëmendjes për sa i përket rritjes së çmimit të energjisë por edhe produkteve tjera.
“Edhe njëherë e theksoj se konsumatori duhet të jetë në qendër të vëmendjes dhe çmimet e energjisë por edhe produkteve tjera kanë ndikiuar shumë edhe në komoditetin por edhe në zhvillimet ekonomike në përgjithësi edhe në Kosovë kështu që në këto rritje të çmimeve të përgjithshme ekonomike është atakuar edhe konsumatori pa diskutim. Edhe kjo rritje unë do të thoja do ta atakon ose do ta godet konsumatorin, sidomos ata që janë në skema sociale por edhe bizneset “, tha ai.