Përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri kanë filluar.
E të enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen në të cilën u diskutua për procesin zgjedhor në katër komunat verore.
Mes tjerash, KQZ çertifikoi listën finale të votuesve për zgjedhjet në veri të vendit.
E fletëvotimet do të duken në këtë formë.
E më 23 prill, në katër komunat veriore pritet të hapen qendrat për votim.
Mbajtjen e zgjedhjeve po e mirëpret Demokracia për Zhvillim.
Mirëpo njohësit e sigurisë thonë se nuk ka kushte për organizimin e tyre.
“Nuk kemi kushte për organizimin e zgjedhjeve, nëse konstatojmë se ekziston rreziku që grupe apo persona të caktuar mund të organizojnë veprime apo aktivitete të dhunshme të cilat – janë të pamundura që institucionet tona t’i menaxhojnë”, tha njohësi i çështjeve të sigurise, Bedri Elezi.
Andaj sipas tij, këto zgjedhje duhet të shtyhen.
“Neve duhet të jemi të sigurt për pjesëmarrësit të cilët do të organizojnë zgjedhjet, pastaj edhe votuesit, sepse në të kundërt përgjegjës për çdo veprim të dhunshëm janë institucionet e RKS. Dhe në rast se nuk kemi mundësi të bartim këtë përgjegjësi atëherë padyshim që neve duhet të marrim veprime të tjera, siç është psh çështja e shtyrjes së zgjedhjeve”, shtoi ai.
Në këto zgjedhje nuk do të merr pjesë Lista Serbe./teve1.info/