GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ekspertët e Ekonomisë në Kosovë: Rritja ekonomike prej 3.7 përqind s’është e mjaftueshme

27/06/2021
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Projeksionet e Bankës Botërore (BB) për rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2021 prej 3.7 për qind nga ekspertët e ekonomisë po konsiderohet reale dhe lehtë e arritshme.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se projeksionet e Bankës Botërore janë të besueshme, por që nuk është e mjaftueshme për nevojat dhe rrethanat në të cilat gjendet vendi.

“Projeksionet e Bankës Botërore janë shumë të besueshme. Norma 3.7% për kushtet tona nuk është normë e lartë edhe pse  gjysmë viti na shkojë me pandeminë me probleme dhe mund të arrihet”.

“Kur krahasohen normat me një vit paraprakë pra nëse viti i kaluar ka qenë i suksesshëm, viti vijues e ka vështirë me mbajt trendin dhe meqenëse vitin e kaluar kemi pasur rënie një normë prej 3.7%  nuk është e vështirë mu arrit nevojitet vetëm riaktivizim i kapaciteteve ekzistuese për tu arritur norma prej 3.7″.

“Kjo është normë solide, por nuk është e mjaftueshme për nevojat dhe rrethanat tona, problemet që i kemi në sferën e zhvillimit ekonomik dhe në zgjidhjen e problemeve sociale dhe duhet një angazhim më dinamik dhe intensiv”.

Shatri tutje ka theksuar se nuk po sheh angazhim as sa duhet nga ana e ekzekutivit, derisa ka shtuar se norma prej 3.7% mund të arrihet vetvetiu.

Ai thotë se norma e GDP-së këtë vit është e njëjtë me atë të vitit 2019 për shkak të rënieve në vitin 2020.

“Nuk po shoh që po bëhet diçka sepse kjo normë prej 3.7% më duket që do të arrihet vetvetiu pa asnjë angazhim të askujt sepse bizneset janë sektor privat dhe ata luftojnë që secili për vete me arrit rezultat më të mirë, mirëpo nuk po shoh angazhim të Qeverisë”.null

“Ne në këtë vit jemi në nivelin e GDP-së të vitit 2019 për shkak të rënies dhe kjo rritje nuk garanton  as fundin e vitit 2019, por e ka ndalur trendin negativ”.

Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini thotë se është i besueshëm raporti i Bankës Botërore.

Ai thotë se sipas AKB-së rritja ekonomike për këtë vit duhet të jetë rreth 4% e që për të kjo rritje është e lartë nëse do të ketë hapje të ekonomisë.

“Raportet ndërkombëtare janë të besueshme për vendoret por ne mendojmë që edhe ata që hartojnë politika zhvillimore edhe ata që raportojnë duhet i nënshtrohen një rregulli real”.

“Sipas AKB-së rritja ekonomike këtë vit duhet të jetë rreth 4% dhe kjo është një rritje në statistikën e lartë por në gjendjen në të cilën kemi qenë vitin e kaluar me -7% atëherë kjo rritje do të jetë e lartë realisht nëse hapet ekonomia dhe mundësia për investime”.

Rritja ekonomike me 3.7% sipas BB-së në Kosovë është më e larta krahasuar me vendet e rajonit.

“Me vendet e tjera të rajonit është më e larta por realisht si shifër duket e lartë, por si realitet Kosova mund të mburret nëse kjo do të ishte shifër dy shifrore”.

“Synimi i rritjes së GDP-së është ë faktorin e rritjes së punësimit, por vendi jonë ka më shumë potencial nëse do të krijohen politika më miqësore për ndërmarrës dhe për hapjen e ekonomisë së zhvillimit dhe prodhimit, prandaj Qeveria e vendit duhet ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik, luftën kundër varfërisë”, tha Shahini 

Tags: .%37ekonomikeEkspertetrritja
ShareTweetShare
Previous Post

Sami Lushtaku: Së shpejti zyrtarizohet kandidatura ime për kryetar të Skenderajt

Next Post

100 ditë në pushtet, qeverisja e Kurtit vlerësohet e ngadalshme dhe pa vendime të mëdha

Next Post

100 ditë në pushtet, qeverisja e Kurtit vlerësohet e ngadalshme dhe pa vendime të mëdha

Lajmet e fundit

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

16/05/2025
Abdixhiku heq dorë nga ngërçi politk, tash thotë se po merret me zgjedhjet lokale – E bënë këtë veprim

Abdixhiku: Tirana epiqendër rajonale ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit- Kosova nën sanksione, pa institucione

16/05/2025
Aksident trafiku në Shipol, katër vetura të përfshira

Aksident trafiku në Shipol, katër vetura të përfshira

16/05/2025
Osmani pritet nga Rama pak para nisjes së Samitit

Osmani pritet nga Rama pak para nisjes së Samitit

16/05/2025
“Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

“Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

16/05/2025
Bajrami akuzon Qeverinë për menaxhim të dobët dhe lidhje me “mafi energjetike”

Bajrami akuzon Qeverinë për menaxhim të dobët dhe lidhje me “mafi energjetike”

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

16/05/2025
Abdixhiku heq dorë nga ngërçi politk, tash thotë se po merret me zgjedhjet lokale – E bënë këtë veprim

Abdixhiku: Tirana epiqendër rajonale ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit- Kosova nën sanksione, pa institucione

16/05/2025
Aksident trafiku në Shipol, katër vetura të përfshira

Aksident trafiku në Shipol, katër vetura të përfshira

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.