Më 06 nëntor 2021 bëhen plotë 23 vjet nga rënia heroike e dy komandantëve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullaabazi-Mici dhe tre ushtarëve nga Zona Operative e Shales , Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti e Nezir Imeri.Me këtë rast në Opterushë të Rahovecit në ora 11:00 bëhet edhe përurimi Kulles së Qendresës, kushtuar pesë heronjve të Kombit që ranë dëshmor atë ditë.
Xhelal Hajda ,Toni, Bekim Berisha-Abeja, Fehmi Lladrovci, Afrim Krasniqi, Afrim Basha, Mensur Kasumi, e mijra të tjerë morren pjesë edhe në çlirimin e Kroacisë Toni për merita u dekoru nga dy president kroat nga, Franjo Tugjman e Kolinda Grabar Kitqrović.
Ai në Kroaci gëzonte edhe banesen nga shteti kroat dhe statusin e invalidit të luftës ,plagë të cilat i kishte marre gjate një operacioni me komandos kroat për terheqjen e kuf,omës së gjeneralit Miro Barishic, i cili ishte vr.arë dhjetra km në teritorin e armikut.
Toni i kishte të gjitha në Kroaci , por çlirimi i Kosovës ishte mbi të gjitha !
Kështu 3 ditë pas luftës së Adem Jasharit më 5, 6, 7 mars 1998 Toni do arrinë në Kosovë më 10 mars 1998 kohen kur shumë oficer tjerë shqiptar qendronin ende në Perëndim.
Kështu së bashku me Lahi Brahimaj, formojn kazermen e UÇK-së në Jabllanic, për pritjen e grupeve të reja që kishin mësy Kosovën.
Kohen sa qëndroj në Dukagjin e kreu detyren e Shefit të Shtabit për Zonen Operative të Dukagjinit, ku më pas deperton në Zonen e Pashtrikut, duke e krijuar edhe shtabin “Arti” mbi rrasat e Rahovecit, dhe duke e vazhduar organizimin ushtarak e luftën , deri në datën e rënies heroike më 6 nëntor 1998