GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ekskluzive: U denoncua sërish për dhunë në familje, pronari i Shell-it arratiset nga Kosova

05/06/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ekskluzive: U denoncua sërish për dhunë në familje, pronari i Shell-it arratiset nga Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, multimilioneri Lulzim Kryeziu, dita ditës po e pasuron dosjen e tij penale. Pa u bërë as gjysmë viti prej kur përfundoi në pranga të Policisë, ai është futur sërish në telashe me ligjin. Për dallim prej herës së fundit që u dorëzua vet në Polici, ai këtë herë ka zgjedhur të arratiset, që të shpëtojë nga duart e shtetit. I njohur për organet e rendit si person i dyshuar për dhunë në familje, Kryeziu është denoncuar sërish për të njëjtën vepër, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se Kryeziu është denoncuar të dielën nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të frikës dhe rrezikut që po iu kanoset nga burri/babai i tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, ku Kryeziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, bashkëshortja e të dyshuarit dhe djali i saj kanë rrëfyer se për shkak të dhunës psikike që biznesmeni Kryeziu ka ushtruar ndaj tyre, ata janë detyruar ta lëshojnë shtëpinë dhe të kërkojnë strehë te familjarët e tyre.

Bazuar në dëshmitë e tyre, të dhënë në Polici, viktimat kanë deklaruar se në mbrëmjen e së shtunës, burri/babai i tyre i ka ofenduar me fjalë nga më të ndryshmet dhe për të mos mbaruar me kaq edhe i ka kërcënuar.

Përsëritja e një vepre të tillë ua ka imponuar atyre largimin nga shtëpia dhe denoncimin e rastit në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por këtë herë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e Kreyeziut, i cili ka vendosur që ta lë Kosovën, me shpresën se kështu mund të shpëtojë nga përballja me veprën për të cilën ngarkohet.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për hetimin e ngjarjes dhe posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit, të ndërmerren hapat e tjerë brenda afatit ligjor.

Kujtojmë se herën e fundit, biznesmeni Kryeziu ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, kur ishte denoncuar për dhunë nga bashkëshortja e tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht. Edhe para këtij rasti, ai ishte raportuar për të njëjtën vepër penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: Policia e KosovësPronari i Shell-itU denoncua sërish për dhunë në familje
ShareTweetShare
Previous Post

Luizin s’ka kush që e ndalë, shuma të larta nëpër koncerte, turne në Amerikë – ja detajet

Next Post

Sami Lushtaku: Kush nuk e don Amerikën, s’e don as Zotin

Next Post
Sami Lushtaku: Kush nuk e don Amerikën, s’e don as Zotin

Sami Lushtaku: Kush nuk e don Amerikën, s’e don as Zotin

Lajmet e fundit

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.