GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

EKSKLUZIVE| Presidenca i dha tender mbi 6 mijë euro shoqes së motrës së Vjosa Osmanit

31/05/2022
në Ballina, Ekonomi, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Demokracia.com ka raportuar sot se Presidenca e Kosovës ka nënshkruar kontratë për shërbime emergjente postare për nevojat e këtij institucioni.

Sipas tenderit të publikuar në Prokurimin Publik, kontratën e ka fituar kompania A.L. Dushi SH.P.K.

Pronare e kësaj kompanie është Xhylizare Selimi-Dushi për të cilën Demokracia.com ka mësuar se ajo është shoqe e afërt e Blinera Osmanit, motrës së të parës së shtetit, por ka miqësi edhe me vetë presidenten Osmani.

Në fotografitë që ka siguruar Demokracia.com, motra e Osmanit shihet nën shoqëri të afërt me Xhylizare Selimi-Dushi.

Po ashtu, me Selimi-Dushin ka fotografi të përbashkët edhe vetë presidentja Vjosa Osmani. Ato shihen duke pirë kafe e çaj nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Demokracia.com ka raportuar se kompania e shoqes së Osmanit, A.L Dushi SH.P.K., do të përfitojë 6 mijë e 500 euro për këtë kontratë, vlera e së cilës ishte parashikuar për 9 mijë e 900 euro.

Sipas dosjes së tenderit, kompania që e ka fituar këtë tender do të bëjë dërgesat e dokumenteve apo materialeve tjera për Evropë, Amerikë, Kanada, Azi dhe Afrikë.

Shërbime postare emergjente për nevojat e ZPRK-së. Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Evropë për 0-0.5 kg, sasia 100. Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Evropë për 0.6 -1 kg, sasia 20. Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Amerikë – Kanada për 0-0.5 kg, sasia 80. Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Amerikë-Kanada për 0.6 -1 kg, sasia 10. Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Azi – Afrikë për 0-0.5 kg, sasia 20. Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Azi – Afrikë për 0.6 -1 kg, sasia 8”, thuhet në dosje, raporton Demokracia.com.

Siç figuron në ARBK, biznesi me të cilin e ka fituar këtë tender, si veprimtari sekondare ka larjen (pastrim kimik) dhe tharjen e tekstileve dhe produkteve të gëzofit, ndërsa si veprimtari të tjera ka edhe rritjen e gjedheve për qumësht, rritjen e deleve dhe dhive, si dhe rritjen e kafshëve të tjera.

Nëse hulumtohet në rrjetet sociale për kompaninë fituese të tenderit nga Presidenca, del që A.L.Dushi SHPK rëndësi të madhe i jep pastrimit kimik. Aty nuk mund të gjendet diçka që ka të bëjë me shërbime postare.

“A.L.Dushi Pastrim Kimik & Lavanderi”, profili në Facebook, shfaq postime për larjen dhe pastrimin e rrobave, derisa aty shfaqet edhe pronarja Xhylizare Selimi-Dushi. Pronarja e A.L.Dushi SHPK flet për rëndësinë e pastrimit kimik në një publikim të bërë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), bankë kjo që e ka ndihmuar kompaninë e saj.

Sipas tenderit të publikuar në KRPP, kontrata është valide për 24 muaj.

Tags: presidencaVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Të shtëna me armë në Vushtrri, një i plagosur

Next Post

Xherdan Shaqiri nuk u grumbullua me Zvicrën, aeroplani me të cilin po udhëtonte pësoi defekt

Next Post

Xherdan Shaqiri nuk u grumbullua me Zvicrën, aeroplani me të cilin po udhëtonte pësoi defekt

Lajmet e fundit

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.