Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.
Indeksonline ka mësuar se në aksident është përfshirë një veturë e policisë dhe një golf.
Sipas burimeve të Indeksonline, zyrtarët policorë që kanë mbetur të lënduar janë: Eldin Redzematovic, Aldis Vrevic Damir Eco dhe Binela Hamzic.
Kryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka shkuar në tre numri i viktimave deri më tani, informacion ky i konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Ndërsa ende nuk janë bërë të ditur shkaqet që kanë dërguar deri në këtë aksident të rëndë.