GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ekskluzive: Kërcënohet Prokurori i Krimeve të Rënda, i dyshuari i shkon me antiplumb në zyrë

04/07/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, ka marr vendim për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot paradite në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku një prokuror i Krimeve të Rënda është kanosur seriozisht nga një palë në zyrën e tij. I dyshuari ka refuzuar të largohet nga zyra dhe për pasojë ka intervenuar Policia, që u detyrua ta vë situatën nën kontroll. I dyshuari tashmë ka përfunduar në ndalim.

Burimet kanë bërë me dije se prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda (emër i njohur për redaksinë) është përballur sot me të dyshuarin dhe kërcënimet që pasuan, për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i cili ishte në zyrën e prokurorit si palë refuzoi të largohet, kur prokurori ia kërkoi një gjë të tillë dhe për pasojë u detyrua që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Por, edhe kur zyrtarët policorë në Pallatin e Drejtësisë intervenuan si rezultat i raportimit, hasën në rezistencë, pasi i dyshuari refuzoi sërish, duke i detyruar që ta largojnë me forcë nga zyra e prokurorit.

Të njëjtat burime thonë se personi i dyshuar ka kërcënuar me fjalët se “e kisha vra prokurorin nëse do të kisha një armë” e më pas ka vazhduar duke thënë se “edhe 100 vjet burg i kisha marrë”.

Policia e arrestoi të dyshuarin dhe e shoqëroi në stacion policor, ku pas kontrollit u zbulua se i njëjti kishte pasur të veshur një jelek antiplumb, që u sekuestrua më pas nga zyrtarët policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore dhe intervistimit të tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti si “Kanosje”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur kjo vepër penale kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Tags: Kercenohetndalim policorNjoftojne Policia e Kosovesprokurori
ShareTweetShare
Previous Post

Osmani letër Bidenit për 4 Korrikun: I detyrohemi një borxhi mirënjohjeje çdo lideri amerikan

Next Post

Maqedonci: Sa të ekzistojë ideja për ‘Serbinë e Madhe’ ka rrezik për Kosovën dhe rajonin

Next Post
Maqedonci flet për mosekspozimin e mjeteve ushtarake siç ishte paralajmëruar

Maqedonci: Sa të ekzistojë ideja për ‘Serbinë e Madhe’ ka rrezik për Kosovën dhe rajonin

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.