Gjatë ditës së djeshme ka vdekur në moshën 87-vjeçare Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit Hashim Thaçi- shkruan Gazeta Papirus.
Haxhi Thaçi, i cili është përballur gjatë me një sëmundje, kohëve të fundit ka qëndruar i shtrirë në QKUK ku ka marrë trajtim dhe ku edhe ndërroi jetë.
E sot familja e ish- presidentit Hashim Thaçi, ka hapur dyert për ngushëllime pas vdekjes së babait të ish-presidentit Haxhi Thaçi.
Mysafirët të cilët po shkojnë për ngushëllime po i pret djali i ish-presidentit Endrit Thaçi.
Por në media u përfol se Hashim Thaçit nuk do i lejohej pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit të babit të tij por që GAZETA PAPIRUS ka siguruar informacione në bazë të burimeve të saj se kërkesa e Thaçit tash veçse ka marrë dritën e gjelbërt që të jetë i pranishëm në varrim.