Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një person ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i këtij objektit, shkruan Gazeta Papirus.
Sipas burimeve të Gazetës Papirus, në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë masa për të parandaluar realizimin e kësaj tentative.
Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e mundshme që kanë çuar deri te ky veprim. Autoritetet janë duke hetuar rastin, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
Gazeta Papirus do të ju mbajë të informuar për më shumë detaje.