GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ekonomistët: Çdo vonesë në krijimin e institucioneve dëmton Kosovën në aspektin socio-ekonomik

02/03/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Ekonomistët: Çdo vonesë në krijimin e institucioneve dëmton Kosovën në aspektin socio-ekonomik
Share on FacebookShare on Twitter

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, situata politike e krijuar mbi krizën potenciale për vonesat në themelimin e institucioneve në vend po shqetësojnë ekonomistët, të cilët paralajmërojnë për pasoja të rënda në ekonominë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar që qeveria e re të formohet sa më shpejt për të shmangur vakumin institucional dhe ndikimet negative që ai mund të ketë në ekonomi.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka cilësuar ngërçin politik si të planifikuar dhe ka kritikuar vonesat në numërimin e votave nga KQZ, duke e quajtur situatën një “absurd të kohës”.

Ai ka theksuar se çdo vonesë e mëtejshme në krijimin e institucioneve dëmton Kosovën në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik.

“Ky ngërç politik është shumë më tepër i planifikuar se sa që ndodh në vete, vetë fakti që kemi pasur një sistem model në KQZ vërtet të ndodh një havari e tillë, është e pa kuptimit. Të thuhet në konferencë për media që numërimi do të zgjasë me muaj të tërë është një absurd i kohës dhe kur i kemi këta indikator atëherë lind pyetja kur do të kemi verifikim, kur do të kemi dialog të mirëfillte për krijimin e parlamentit të Kosovës dhe kur do të kemi qeveri. Sa më tepër që diçka e tillë prolongohet, dëmtohet Kosova, dëmtohet imazhi i Kosovës, forcohet me tepër mosfunksinalizmi i institucioneve dhe administratës, rritet epshi për korrupsion dhe kontrabandim të vendimeve të ndryshme dhe  me siguri edhe një kërkese e tillë për rritje (të energjisë elektrike) do të kaloj në këtë pakon e vakumit institucional në Kosovë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Gërxhaliu ka kërkuar nga politikanët që të veprojnë sa më shpejt dhe të mos lejojnë politizimin e mëtejshëm të situatës, duke propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse për të përballuar sfidat me të cilat po përballet vendi.

“Unë besoj që Kosova është në sfida ët mëdha dhe në këtë drejtim, sidomos në vitet e fundit kemi humbur shumë, në aspektin diplomatik, qoftë në aspektin politik, në aspektin e partneritetit dhe vërtet jemi shumë me keq se sa kemi paramenduar se sa mund të jemi. Ajo çfarë është urgjente, këtë duhet të kuptojmë të gjithë politikanët në Kosovë që është koha për veprim dhe jo për politizim. Koalicionet duhet të qartësohen sa më shpejt që është e mundur, besoj duke pasur parasysh sfidat që ballafaqohet Kosova, një qeveri gjithëpërfshirëse e një periudhe një kohorë dy vjeçare apo tri vjeçare duhet që te jetë më e dëshiruar, sepse është koha kur duhet politikanët të ngritën mbi interesat e pushtetit, po në interesat të shtetit dhe qytetareve dhe problemet it zgjidhin. ne kemi sanksione nga BE-ja, ne kemi dialogun me Serbin që është një litra në fytin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ekonomisti Jakup Bellaqa ka paralajmëruar se pasiguria politike ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe krijon një ambient të papërshtatshëm për të bërë biznes. Ai ka theksuar se Kosova, si një ekonomi në zhvillim, nuk mund të përballojë më tej pasigurinë institucionale.

“Situata politike ndikon drejtpërdrejt edhe në situatën ekonomike sepse momenti ku ka pasiguri politike, mos sundim të ligjit, përkeqësohet edhe situatën e ekonomisë, krijohet një ambient i pa përshtatshëm për të bërit biznes. Duke pasur parasysh që jemi ekonomi me status të ekonomisë në zhvillim dhe jo ekonomisë së zhvilluar, marr parasysh që inflacioni është i lartë pastaj rritja e çmimeve në krahun tjetër, paralajmërimi për shtrenjtimit e energjisë elektrike, masat e BE në aspektin ekonomik që janë duke e izoluar Kosovën, Ne duhet urgjentisht të jemi transparent në formimin e institucioneve sa më shpejt, që të krijohet qeveria efektive dhe të ketë prioritet mbi prioritete ekonominë dhe agjendën ekonomike duhet të dominoj përpara agjendës politike”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar që të shmanget vakumi politik, pasi kjo situatë po e dëmton drejtpërdrejt qytetarin e Kosovës, duke shtuar se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të pasigurisë ekonomike.

“Duhet të kalohet nga ky vakum, nga mundësia e ngërçit politik, të mos pësoj populli edhe ne aspektin politik, sepse edhe të rinjtë e të rejat për çdo ditë e më shumë janë duke e lëshuar Kosovën për shkak të situatës ekonomikë”, ka thënë ai. /EO/

Tags: #ekonomistet #kosova #qeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që përcakton anglishten si gjuhë zyrtare të SHBA-së

Next Post

Burri bashkë me gruan sulmon njerkën në Pejë

Next Post
36 vjeçari nga Ferizaj e pëson nga Policia e Kosovës pasi fotografohet duke tejkaluar në vijë të plotë

Burri bashkë me gruan sulmon njerkën në Pejë

Lajmet e fundit

“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nesër mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.