Ekipit mbrojtës të Thaçit pritet t’i bashkohet edhe avokati Bislimi

Avokati nga Kosova i cili jeton në Zvicër, Sali Bislimi, pritet t’i bashkohet ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.

Këtë lajm Bislimi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook të mërkurën, pasi është takuar me ish-presidentin Thaçin.

Avokati ka thënë se nëpërmjet zyrës së tij ligjore në Zvicër, do të organizojë ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar avokatët mbrojtës të Thaçit.

“Sapo dola nga vizita që i bëra presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Presidenti Hashim Thaçi pranon në parim propozimin tim që nëpërmjet zyrës sime ligjore First-Consulting.ch të organizoj ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar si vlerë të shtuar bashkë me avokatët tjerë që ka”.

“Ky themelues i shtetit të Kosovës meriton mbështetje dhe do e gjejmë pa dyshim te diaspora shqiptare në Zvicër dhe ajo në Gjermani”, ka shkruar Bislimi.

Sipas tij, Thaçi është themelues i shtetit të Kosovës, ndaj meriton mbështetje, dhe “do e gjejmë pa dyshim te diaspora shqiptare në Zvicër dhe ajo në Gjermani”.

Bislimi tutje ka shkruar se është befasuar kur ka kuptuar se Gjykata e Hagës nuk zbaton të drejtën themelore për të ushtruar lirinë fetare.

“Nuk mbahet në burg presidenti për xhelozi, ne do të bëjmë realitet lirimin e tij. Me presidentin”.

 

Next Post