Prokuroria Speciale edhe zyrtarisht ka filluar të merret me hetime për skandalin që u raportua nga gazeta Nacionale, lidhur me vajin dhe grurin që nuk ka ardhur në rezerva shtetërore.
Hetimet për këtë rast po kryhen nga një ekip prokurorësh. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale, një burim shumë i afërt me zhvillimet. Nacionale për ruajtje të hetimeve nuk do t’ia publikojë emrin.
“Është e saktë, një ekip prokurorësh”, tha shkurt ky burim për Nacionalen.
Nacionale ka raportuar para disa ditësh se për këtë rast, hetuesit e krimeve ekonomike kishin shkuar në zyret e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.