Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, do të jetë e ftuara speciale në episodin e radhës të emisionit “Portokalli”, i cili është xhiruar të mërkurën dhe do të transmetohet të dielën.
Në këtë paraqitje televizive, këngëtarja është përballur me një sërë pyetjesh që lidhen si me karrierën e saj artistike, ashtu edhe me marrëdhëniet personale, veçanërisht me Gjestin, me të cilin krijoi një afërsi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA. Edhe pse në përgjigjet e saj u tregua e rezervuar, pati edhe momente ku nuk ngurroi të fliste hapur.
Në një pjesë të emisionit, kur aktori e pyeti në mënyrë direkte “A bërë gjë me Gjestin?”, Egli u përgjigj pa hezitim: “U kry çdo sen”.
Sa i përket zërave të fundit që e lidhin atë me trajnerin e fitnesit, Marion, ajo ka komentuar me humor situatën, duke sqaruar: “Atje brenda gjithë shokët që kisha mi bëtë për burra, po dhe jashtë nuk po më lini rehat. Lëri burrat me gratë tyre në shtëpi dhe mua me këtë burrin në tentativë që kam”./Gazeta Papirus/