Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Hill ka shprehur sot keqardhje për viktimat civile serbe që janë shkaktuar nga bombardime e NATO-së, ndërsa disa zyrtarë kosovarë e kritikuan atë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se ambasadori Hill se bashku me udhëheqësit e Kosovës ka shkruar historinë e lirisë së vendit.
“Ambasadori amerikan Christopher Hill ishte ndërmjetësues i shkëlyeshëm i Marrëveshjes së Rambujesë, shkroi së bashku me ne udhëheqjen e Kosovës historinë e lirisë dhe pavarësisë se Kosovës, vendosjen e Kosovës nën protektoratit të NATO-s si dhe të kapitullimit të Serbisë”, ka shkruar Tahiri.