Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kundërshtuar fuqishëm opsionin për mbajtjen e një konference ndërkombetare për Veriun, duke bërë thirrje që popilli të jetë kundër masovikisht.
Sipas saj, kjo do të ishe e papranueshme dhe duhet kundërshtuar njësoj sikur okupimin nga Serbia.
“Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundershtojmë masovikisht, Ashtu njesoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia”, u shpreh Tahiri.
Ideja e konferncës ndërkombëtare për Kosovën publikisht është shtyrë nga Kryeministri Edi Rama, i cili në disa konferenca për media ka thënë se ka ardhur koha që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq të mbyllen derisa të arrihet një marrëveshje.
Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” edhe formalisht propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë atje, përfshirë Presidentin e KE’së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.
Emisari në dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajcak e ka konfirmuar dje se Rama e ka çuar në Bruksel propozimin.
“ Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje. Ky është propozimi me të cilin ai erdhi. Jemi në kontakt të përditshëm me SHBA-në dhe kryeqytetet kryesore evropiane. Por sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut” ka thënë Lajçak.
Por, a është opsion real një konferencë e tillë?
“Nuk u diskutua për pritjet nga ajo konferencë. Është shumë herët për të spekuluar për këtë. Dua të theksoj edhe një herë se rolin e Ramës e shoh konstruktiv” ka theksuar Lajçak.