Manchester City e ka mposhtur dje Arsenalin me rezultat 4-1 në Etihad Stadium. Kjo fitore shumë e rëndësishme për Cityn e favorizon jashtëzakonisht në garën për titull, duke iu afruar Arsenalit në vetëm 2 pikë e një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
E kësaj fitore dhe këtij rezultati të City-t i është gëzuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai, këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke e shpërndarë një fotografi me një fanellë të Manchester City-t.
Mbishkrimi në këtë fotografi ka qenë edhe një “Mirëmëngjesi” që është e përditshme në Facebook-in e Ramës.
Aktualisht në Premier League, Arsenali është në vendin e parë me 75 pikë, ndërsa City është në vendin e dytë me 73 pikë. Në rast se City e fiton ndeshjen e radhës, atëherë do të jetë në vendin e parë pas një kohe të gjatë në këtë sezon.