Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova. Ai ka kërkuar nga ministria e Energjisë që shqyrtojë mundësinë për ta ndihmuar Kosovën që të ketë energji elektrike për netët e vitit të Ri.
Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.