Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën në veri të vendit, ai nuk ka lënë pa ngacmuar dy liderët, kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër VUcic, duke thënë ‘mbase nuk kanë det dhe kokat nxehen’, njofton Gazeta Papirus
Ai ka thënë se Bashkimi Europian është i vetmi realitet gjeopolitik në histori që ka dy kufij.
“BE është realiteti i vetëm gjeopolitik në historinë e njerëzimit që ka dy kufij. Një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm, brenda të brendshmit është BP. Nuk hyn dot në BP pa hyre në BE”, tha Rama.
Ndërsa për konfliktin në veri në këndvështrimin e ti, Rama ka thënë mund të ish-shmangur plotësisht. Ndërsa nuk e ka lënë pa ngacmuar Kurtin dhe Vucic, duke thënë se para së të vijë vera fatkeqësisht kemi probleme në veri të Kosovës, mbase për shkak të mungesës së detit janë nxehur kokat.
Tutje Rama ka thënë se thelbi është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke, por që ka një hezitim për të arritur këtë marrëveshje.
“Shohim që ngadalësimi lidhet me disa mungesa, plus ajo qe lidhet mes Kosovës dhe Serbisë”- u pyet Rama.
“Keni të drejtë, po ngadalëson apo përshpejton është gjë tjetër. Për fat të keq para se të vij vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës, mbase nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 10 vjet më parë, ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot BP ësht në pozitën më të mirë, edhe mes Kosovës dhe Serbisë, janë vetëm hapa larg përmbushjes së marrëveshjes historike. Kjo shkon kundër inercisë së tyre për të luftuar për të jetuar. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ish-shmangur plotësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete, këta kryeratë të zgjedhur, thelb është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke. Ka një hezitim për të arritur këtë marrëveshje.”, tha kryeministri Rama për situatën në veri të Kosovës/Gazeta Papirus/