Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se tensionet në veriun e Kosovës duhet të zgjidhen krah për krah me botën demokratike, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, ai thotë se duhet dhënë fund absurdit kërcëues, duke finalizuar kështu marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes reciproke Kosovë – Serbi.
Postimi i Ramës:
Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë!