Kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe një herë nga Durrësi qëndrimin e qeverisë së tij se asnjë taksë nafte nuk do të ulet.
Kjo për shkak të mburojës sic tha Rama që qeveria po i bën konsumatorëve dhe bizneseve të vogla me cmimin e energjisë elektrike.
Duke sjellë shembull se sa do duhet të paguante një biznes i vogël për faturën reale të energjisë elektrike, Rama tha se shumë vende pune do të rrezikoheshin.
“Ja një biznes tjetër me 132 mijë lekë të vjetra konsumin, po ti vinte vlera ishte 357 mijë lekë iku një kamarier direkt këtu.
Sikur një njeri të ikë nga puna 95 mijë të papunë brenda një muaji me një faturë. 95 mijë njerëz do i nxjerrim në rrugë, për cfarë? Për të hequr taksën e karburantit të tyre që dalin ulërijnë atje e shajnë e mallkojnë e sajojnë fakte të paqena e nuk lënë fjalë të ulët pa thënë?”.
Duke folur për protestuesit, Rama tha se një ditë më parë ishin vetëm 100 persona dhe akuzoi sërish nxitjen e tyre nga “foltore dhe fallxhore”.
“Se duan naftë për të sjellë njerëzit nga rrethet të shtunën, se i shtynë për të shtunën duhet te angazhohen foltoret e fallxhoret me metodën e kapjes kush është më i verbri për këtë nuk mund ta ulim asnjë taksë nafte nuk do preket jo 100 veta si ishin mbrëmë por 100 mijë të ishin atje. Se nuk është e mundur, jo se nuk dua unë”, tha Rama.