Radio Evropa e Lirë raporton se Kosova, Mali i Zi dhe Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, janë përjashtuar nga grantet e Bashkimit Evropian për projektet në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtij raportimi, shtetet tjera si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veritu dhe Bosnja e Hercegovina, kanë përfituar nga këto investime.
Gjithsej vlera e këtij projekti, është 2.1 miliardë euro.
Ky medium raporton se Kosova ka mbetur jashtë këtij granti, pikërisht për shkak të masave që BE-ja vendosi në fund të qershorit, pas situatës së krijuar në veri dhe dështimit për shtensionim.
Tutje thuhet se Kosova kishte aplikuar për dy grante investuese dhe katër grante të asistencës teknike, derisa bëhet e ditur se vendi ka përfituar nga ky mekanizëm që nga viti 2008.
Po ashtu, 30 projekte në Kosovë ishin mbështetur nga i njëjti, me një vlerë prej 1.8 miliardë eurosh.
Dialogu / Politologët flasin për pasojat që mund t’i vuajë Kosova nga masat ndëshkuese të BE-së
Kosova parashihej që për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizmi të përfundoheshin projekte si: Autostrada e Paqes Prishtinë – Nish, rruga hekurudhore Beograd – Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera.
Disa prej masave të BE-së tashmë veç se janë bërë të ditura, dhe të njëjtat, u konfirmuan gjatë javës së kaluar.
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman kishte dhënë detaje për këto masa duke thënë:
“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave fatkeqësisht Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës së në kuptimin e organeve të Stabilizim Asocim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen.”
Betimet e kryetarëve / Pushteti me përgjigje joserioze për masat ndëshkuese të BE-së
Tutje, Koopman dha edhe të tjera detaje rreth masave, duke u shprehur si vijon: “Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë.”
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur dje për këto masa duke thënë se “teksa mërzitëemi për to”, është mirë të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ajo çfarë ne dhe duhet të bëjmë është që në Kuvendin e Kosovës me 2/3 të votave të deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante të cilat kanë negulur të ngujuara dhe të cilat nuk po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosovës, në vlerën e përgjithshme prej 149 milionë euro, pra kredi dhe grante ndërkombëtare… pra teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, e kemi një ngujim aktual të cilin mund ta kalojmë shumë kolllaj bashkërisht në Kuvendin e Kosovës.” – ka thënë Kurti gjatë fillimi të ceremonisë së punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.