Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ka komentuar situatën e tensionuar në veri të vendit, duke shprehur keqardhje për policinë, forcat e sigurisë dhe organet e institucionet e tjera të vendit, që krerët e vendit, siç ka thënë ai, i përdorin për veprime populiste, shkruan Gazeta Metro.
Kryetar i AKR’së ka shtuar edhe se, krerët e vendit, po i përdorin të lartë përmendurit, pa asnjë plan, e koordinim me faktorin vendor e miqtë ndërkombëtarë dhe SHBA’të.
Ai ka shtuar edhe se, liderët dinë të përdorin vetëm gjuhën populiste, me veprime që po i shkojnë në dobi Vucicit.
Postimi i plotë:
Më vjen keq për policinë e Kosovës, forcat e sigurisë dhe organet dhe institucionet tjera të vendit që krerët e vendit i përdorin për veprime populiste të tyre, pa asnjë plan, pa koordinim me faktorin vendor, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-të e rezultatet nga këto veprime po e damtojnë Kosovën dhe po kthehen si bumerang duke e rrënuar atë që është ndërtuar për 20 vjet.
Kështu ndodhi me dërgesen e policisë speciale ne veri, (e tërhoqëm në këmbim të kushteve të vendosura nga banditët e veriut), kështu ndodhi me “legjitimimin e targave të paligjshme” dhe kjo që po ndodh tani me terhjekjen e kryetareve te sapozgjedhur dhe me forcat tona policore. Edhe femijet e dinin qe ne veri te vendit nuk kishte kushte per te berë zgjedhje!
Po me vjen keq qe kjo po ndodh ketu ne Kosovë, lideret tanë dinë te perdorin vetëm gjuhen populiste, por me veprime që po i shkojnë në dobi Vuçiqit! Vërtet nuk e di ku po shkon Kosova!