Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pret so në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Përmes një njoftimi nga presidenca bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 12:00, në Kabineti i Presidentes.
Ritchie Torres, njëherësh është bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit.
Po ashtu, njoftohet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Para presidentes, në ora 13:00 takim më kongresmenin Torres do të mbajë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.